Shkelën masat anti-COVID, rreth 400 qytetarë u gjobitën në Ferizaj

Kronikë e zezë

Shkelën masat anti-COVID, rreth 400 qytetarë u gjobitën në Ferizaj

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Sipas njoftimit të Policisë, së bashku me inspektorët komunalë janë dhënë 138 vërejtje, si dhe kanë monitoruar respektimin e masave në qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.

“Gjatë tre ditëve të fundit, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat mbrojtëse kundër virusit Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunalë janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët duke monitoruar respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Këto masa janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 364 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligji 07/L-006, si dhe janë dhënë 138 vërejtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat