Arrestohet burri nga Shqipëria, dyshohet se e ka dhunuar gruan nga Kosova

Kronikë e zezë

Arrestohet burri nga Shqipëria, dyshohet se e ka dhunuar gruan nga Kosova

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës seksuale në raportin 24 orësh.

Në njoftimin e policisë thuhet se një shtetas i Shqipërisë është arrestuar nën dyshimet se para një muaji e ka dhunuar viktimën kosovare fizikisht dhe seksualisht.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.11.2020 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se para një muaj ka dhunuar seksualisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat