Gjendet një automjet i vjedhur në Pejë

Kronikë e zezë

Gjendet një automjet i vjedhur në Pejë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot në Pejë ka ndodhur një vjedhje e një automjeti të tipit kombi bus, e ku dyshohet se të dyshuarit me të kanë marr edhe 3 lopë.

Pak orë pas vjedhjes Policia e Kosovës ka arritur që ta gjej automjetin në një fshat tjertër të Pejës.               

“Me datё 12.12.2020, nё stacionin Policor nё Pejё, viktima ka informuar se rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, i kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij.  Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanё vjedhur edhe tri (3) bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se veturën  më pas e ka gjetur të zbrazët dhe në afërsi të tregut të bagëtive në fshatin Zahaq të Pejës.

“Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё.       

Image

Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim. Gjatё ekzaminimeve Njësitet Policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura”, thuhet më tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat