Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar katër gomat e automjetit të tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në parkingun e objektit banesor.
Deri tani nuk dihen ende motivet e rastit por viktima dyshon se rasti ka të bëjë me punën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit dhe vazhdon të hetohet.