Arrestohen tre persona në Gjakovë – ju konfiskohen 4 kilogram marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Gjakovë – ju konfiskohen 4 kilogram marihuanë

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:18
Ilustrim

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar tre persona të dyshuar për shkak se ju është gjetur 4 kilogram që dysohet të jetë marihuanë.

Arrestimi i këtyre personave është bërë sot rreth orës 12:45 nga policia hetuese e Njësisë së Gjakovës.

“Arrestimi është bërë në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në Fushë Kosovë, në ora 12:45, kur hetuesit policorë nga Njësia e Gjakovës e DHTN-së e  mbështetur edhe nga Njësia e Prishtinës e DHTN-së, kanë ndërhyrë në bodrumin e një ndërtese duke zënë në flagrancë tre të dyshuarit duke bërë shkëmbimin e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga këta persona të arrestuar është shtetas i Shqipërisë.

“Nga policia janë arrestuar tre të dyshuarit: E.K., viti i lindjes 1963, mashkull, shtetas i Shqipërisë, D.E., viti i lindjes 1998, mashkull kosovar dhe F.Sh., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjatë kontrollit në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Njëzet e dy  (22) paketime/qese najloni që dyshohet të jetë mariuhanë me peshë rreth 4537 gram (4 kg e 537 gram), Një veturë, Para (2365 euro) dhe Tre (3) telefona.

Në lidhje me këto veprime është njoftuar prokurori kujdestar  i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit, ndalohen në ndalim policor për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat