Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet ferizajasi

Kronikë e zezë

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet ferizajasi

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e strehuar një femër e moshës së mitur.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë të hapet rasti “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat