Apeli i Policisë për kujdes gjatë vozitjes së veturave

Kronikë e zezë

Apeli i Policisë për kujdes gjatë vozitjes së veturave

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:54
Ilustrim

Policia bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes së vetuave.

Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes së veturave për shkak të kushteve atmosferike.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se kështu mund të parandalohen aksidentet rrugore.

“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju përmbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, sepse vetëm kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë tragjikisht”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat