Aksident në Bardhosh të Prishtinës, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Bardhosh të Prishtinës, lëndohen dy persona

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se nga ky aksident dy persona janë lënduar.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura si dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut rrugor për hetimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat