Detaje nga aksidenti tragjik në Rubik, vdesin prindërit dhe dy fëmijët nga Kosova, ja gjendja e 3 vjeçares së mbijetuar

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti tragjik në Rubik, vdesin prindërit dhe dy fëmijët nga Kosova, ja gjendja e 3 vjeçares së mbijetuar

Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 21:42) - Policia e Kosovës është deklaruar rreth aksidentit tragjik që ndodhi në Rubik, ku humbën jetën katër persona nga Kosova.

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në Rrugën e Kombit, ku kanë humbur jetën katër shtetas të Kosovës, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, ndërkaq një 3-vjeçare ka arritur që të shpëtojë.

Sipas raportimeve të deritanishme dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se janë në kontakt me Policinë e Shqipërisë në lidhje me këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot, më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, ka thënë Krasniqi.

***

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik që ka ndodhur sonte në Rrugën e Kombit.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambienteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e mbetur e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit dhe ku humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.

“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi katër të vdekur, një është i lënduar, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën. Kështu, kemi katër të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit. Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime”, tha ndër të tjera Hasani.

Sa i përket gjendjes së trevjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.

Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova, Isa Ishala.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

***

Në aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Rrubnik-Rrëshen, ku një automjet 'Citroen' me të cilën udhëtonin një familje nga Kosova u përplas me kamionin, i cili drejtohej nga shtetasi i Kosovës Isa Ishala, kanë humbur jetën 3 persona të familjes Avdija dhe një i afërm i tyre.

Konkretisht nga përplasja fatale kanë humbur jetën Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeç dhe dy fëmijët Klejdi Koçi 11 vjeç dhe Medina Avdiaj, 5 vjeç. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga familja është Violeta Avdiaj, vetëm 3 vjeç, e cila ka mbërritur në spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet bëjnë me dije se gjendja vazhdon të jetë e rënduar.

Familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident këtë mbrëmje ishin me targa të Kosovës.

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv tha se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip 'Citroen' në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Ai tha se është shoqëruar drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

"Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku është përplasur edhe me kamionin. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti 'Citroen' që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi", tha Tarkaj.

***

Violeta Avdijaj, 3-vjeçarja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti, gjëndja e saj është e rëndë, por sipas mjekëve, ka shpresa se mund të mbijetojë.

Vajza e familjes Avdijaj ka një këmbë të thyer, ndërsa stafi i Spitalit të Traumës po monitoron gjendjen e saj.

“Tre-vjeçarja ndodhet në ambjentet e spitalit prej disa minutash. Burime na thanë se gjendja e saj është kritike, serioze për jetën por gjithësesi ka shpresa që e vogla tre vjeçare, ti mbijetojë kësaj tragjedie që i mori të gjithë familjes e saj“.

Në ambjentete Spitalit të Traumës ka mbërritur edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë qytetit të Rubikut, Violeta tre-vjeçare humbi prindërit dhe motrën  e saj, Medina Avdiaj 5 vjeçare. Ndërsa viktimë mbeti edhe nipi i familjes, 11 vjeçari Klejdi Koçi.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim ai nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit me targa 04-406-HB, Isa Ishala, po nga Kosova, është shoqëruar  nga policia për t’u marrë në pyetje.

***

Janë publikuar emrat e viktimave të aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit. Katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova kanë humbur jetën nga përplasja fatale e makinës së tyre me një kamion, që drejtohej po ashtu nga një shtetas nga Kosova.

Viktima të aksidentit kanë mbetur prindërit Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeç.

Nga aksidenti kanë humbur jetën edhe fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç.

E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Prindërit kanë humbur jetën në vend, kurse dy fëmijët ndërruan jetë në Spitalin e Rrëshenit. Shkak për aksidentin mendohet se është bërë shpejtësia dhe një parakalim i gabuar.

Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

***

 Policia e Lezhës ka konfirmuar numrin e lartë të viktimave në aksidentin e ndodhur në mbrëmje në aksin Rubik-Milot në Rrugën e Kombit.

Sipas policisë në këtë aksident kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh nga Kosova dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë fëmija i tyre i tretë i moshës 5 vjeç.

Ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit tip kamion që u përfshi në aksident është nga Kosova.

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip "Citroen" me të cilin udhëtonte një familje nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Citroen" , bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes në aksidentin ku dyshohet se vdiq familja 4 anëtarëshe nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Siç shihet në pamje, në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë.

Image
Image

Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

***

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip "Citroen" me të cilin udhëtonte një familje nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Citroen", bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët.

Ndërsa, është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Midis viktimave edhe dy fëmijë të mitur nga Kosova, në gjendje të rëndë i treti

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sa vjen edhe bëhet më dramatike në numra aksidenti i rëndë i ndodhur në mbrëmje në Rrugën e Kombit, ku një familje e cila udhëtonte në këtë segment është përplasur me një mjet rip kamion.

Image

Sipas të dhënave të fundit në makinat që udhëtonin personat që humbën jetën janë identifikuar një çift bashkëshortësh si dhe dy femijë të mitur,.

Ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sikundër mësohet familja që u shua është nga Kosova.

***

Një aksident tragjik është regjistruar në rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rrëshen.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për katër viktima dhe një të plagosur.

Viktimat, shtetas të Kosovës, ndodhen në morgun e Spitalit të Rrëshenit, ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë, në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se viktima kanë mbetur prindërit me dy fëmijët, ndërsa fëmija tjetër, një 5-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit të Rubikut, ndërsa janë përfshirë një automjet tip “Citroen” me targa të Kosovës dhe një kamion.

Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Image

**

Detaje të tjera janë mësuar nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Rrubik, ku humbën jetën katër persona dhe mbeti i plagosur një tjetër, anëtarë të një familje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Rrëshen-Rubik, te karburant “Toma”, ku mjeti tip “Citroen”, me të cilin udhëtonin anëtarët e familjes nga Kosova, janë përplasur me një kamion.

Për pasojë kanë humbur jetën dy prindërit, dy fëmijët, ndërsa ka mbetur i plagosur fëmija tjetër, një i mitur.

***

Katër persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, si pasojë e një aksidenti tragjik në Rrubik.

Bëhet me dije se viktimat dhe i plagosuri janë anëtarë të një familje nga Kosova.

Momentalisht nuk bëhen me dije të tjera detaje nga ngjarja ndërsa policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat