Dhunon fizikisht vjehrrin, arrestohet 39 vjeçarja

Kronikë e zezë

Dhunon fizikisht vjehrrin, arrestohet 39 vjeçarja

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:35
Policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka vijuar operacionet policore, ndërsa ka arrestuar një 39 vjeçare.

Sipas njoftimit, M.T. ka dhunuar fizikisht babain e bashkëshortit të saj, ndërsa është prangosur në flagrancë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat