Përfshihet nga flakët një shtëpi në Prizren, nuk ka persona të lënduar

Kronikë e zezë

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Prizren, nuk ka persona të lënduar

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga flakët sot rreth orë 13:00 në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, ai tutje shtoi se në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit për të shuar zjarrin si dhe Policia e Kosovës.

“Një shtëpi është duke u djegur në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes si dhe Policia e Kosovës. Ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj.

Telegrafi po ashtu ka siguruar dhe një video incizim nga lexuesit e saj,  ku shihet shtëpia duke u djegur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat