Aksident në Podujevë, lëndohen 9 persona

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, lëndohen 9 persona

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:47
Foto Ilustrim

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në Zakutë të komunës së Podujevës, ku si pasojë  kanë mbetur të lënduar 9 persona.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë  Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat