Pesë raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje vetëm në 24 orët e fundit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustruese

Pesë raste të dhunës në familje, dy në Prishtinë, dy në Gjilan dhe një në Rahovecë janë regjistruar për 24 orë në Kosovë.

Media mëson nga burimet se rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Siç ka mësuar gazeta, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrur institucionet kompetente.

Rasti tjetër ka ndodhur poashtu  në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy motrave  dhe vëllait ka ardhë deri te dhuna fizike.

Media mëson se njëra nga femrat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Siç ka mësuar gazeta, me rastin janë duke u marrur institucionet kompetente.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjilan.

Siç ka mësuar media përmes burimeve, është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës duke bërë presion psikik ndajë ish-bashkëshortes.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar gjithashtu në Gjilan, ku një person është arrestuar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka fyer prindërit e tij.

Media mëson nga burimet se i njëjti i ka dëmtuar pasqyrën e veturës së babait të tij.

Siç ka mësuar gazeta, me rastin janë duke u marrë organet kompetente.

Një rast tjetër është raportuar edhe në Ratkovc të Rahovecit ku një person është arrestuar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat