Zhduket 29-vjeçarja në Lushnje/ I ati ngre alarmin

Kronikë e zezë

Zhduket 29-vjeçarja në Lushnje/ I ati ngre alarmin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:09
Ilustrim

Një 29-vjeçare nga Lushnja është zhdukur një ditë më parë.

Babai i vajzës që ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Ndërsa ka treguar se 29-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases E. B., 29 vjeçe, banuese në fshatin Thanasaj, Lushnjë, pasi ka bërë kallzim babai i saj se vajza (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 29.01.2021 dhe nuk është kthyer më”, njofton Policia e Lushnjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat