Dy azilkërkues rrahin dhe pastaj i vjedhin celularin dhe parat një algjeriani

Kronikë e zezë

Dy azilkërkues rrahin dhe pastaj i vjedhin celularin dhe parat një algjeriani

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Azilkërkuesit rrihen mes vete.

Dy azilkërkues kanë kërcënuar me thikë një shtetas algjerian dhe i kanë vjedhur 165 euro.

Viktima mashkull Shtetas Algjerian, ka raportuar se duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj po ashtu azilkërkues dhe nën kërcenim të armës së ftohtë (thikë) ia kanë grabitur telefonin celular dhe njëqind e gjashtë dhjetë e pesë (165)€” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima ka pranuar  tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar.

Sipas viktimës të dyshuarit janë Azil kërkues. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat