Rrëmbehet një 26 vjeçar në Fushë Kosovë, dy persona e dërgojnë në mal dhe e bëjnë për spital

Kronikë e zezë

Rrëmbehet një 26 vjeçar në Fushë Kosovë, dy persona e dërgojnë në mal dhe e bëjnë për spital

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 09:58
Ilustrim

Një 26 vjeçar nga Fushë Kosova është rrëmbyer dje në orët e mbrëmjes.

Siç raportojnë mediat vendore viktima është futur me dhunë në një veturë të tipit Mercedes në të cilin ndodheshin dy persona.

Ai ka deklaruar se të njëjtit e kanë dërguar në fshatin Zllatar të Prishtinës ku edhe e kanë rrahur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00-18:00 në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Si pasojë e lëndimeve që ka marrë 26 vjeçari është shtrirë në QKUK ku po merr trajtimin e nevojshëm.

Policia nuk është ende në dijeni për identitetin e të dyshuarve, derisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat