Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shkup, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shkup, lëndohen pesë persona

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Ferizaj-Shkup.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

Aksidenti në fjalë është nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku të lënduar mbetën pesë persona. Pas dhënies së ndihmës së parë, të gjithë personat e lënduar janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat