Policia jep detaje rreth djegies së shtëpisë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje rreth djegies së shtëpisë në Prishtinë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me djegien e një shtëpie në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur se nga kjo djegie e shtëpisë nuk ka persona të lënduar,

“Rreth orës 00:30 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Armend Daci’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme përderisa po hetohet shkaku i zjarrit. Një person është trajtuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.

Ndryshe, mediat më herët kanë publikuar disa pamje të djegies së shtëpisë, ku shihet se zjarri ka përfshirë gjithë kulmin e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat