Arrestohet në aeroport një i kërkuar nga Policia

Kronikë e zezë

Arrestohet në aeroport një i kërkuar nga Policia

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim më migrantë.

“I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat