Plagoset një 39-vjeçar në Prizren

Kronikë e zezë

Plagoset një 39-vjeçar në Prizren

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Bazhdarhane të Prizrenit, është plagosur një 39 vjeçar.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Vesel Gashi nga Policia e Kosovës ka thënë për mediumin lokal “RTV Besa” se rreth orës 08:50 kanë pranuar informacionin se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri.

 “Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se i plagosur është V.H, viti i lindjes 1982. sipas mjekut është i plagosur me armë të zjarrit, siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat