66 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

Kronikë e zezë

66 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

66 aksidente trafiku janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.

Një nga këto aksidente ishte me fatalitet, kurse 25 të tjerë me të lënduar.

“Është raportuar për  një aksident trafiku i cili ka ndodhë në mes të dy automjeteve një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër mashkull kosovar është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me konsultim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në mesin e aksidenteve pati edhe 41 me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 143 tiketa për të githë shkelësit e rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat