Lojëra fati online me celular, arrestohet berberi në Berat

Kronikë e zezë

Lojëra fati online me celular, arrestohet berberi në Berat

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Ilustrim

Një 41-vjeçar në Berat, me profesion berber, është arrestuar nga policia për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në pranga ka rënë shtetasi D. E., 41 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” të Beratit, pasi është kapur në ambientet e berberhanes së tij duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat