Ja thyejnë adresën në rrjetin social e i postojnë fotografi me përmbajtje të ulët

Kronikë e zezë

Ja thyejnë adresën në rrjetin social e i postojnë fotografi me përmbajtje të ulët

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Ilustrim

Një qytetar nga fshati Samadrexhë e Suharekës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditësh një personit i ishte hakuar adresa e tij në një nga rrjetet sociale.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në adresën e viktimës në këtë rast janë shpërndarë fotografi me motive të ulëta, transmeton IndeksOnline.

Raporti i policisë pa ndërhyrje:

Ndërhyrje në sistemin komjuterik

Fsh. Samadrexhë, Suharekë, 17.02.2021-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e tij personale të rrjetit social duke postuar foto me përmbajtje të ulëta .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat