Një i lënduar nga aksidenti te Menza e Studentëve, krijohen kolona të gjata

Kronikë e zezë

Një i lënduar nga aksidenti te Menza e Studentëve, krijohen kolona të gjata

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Ka ndodhur një aksident trafiku te Menza e Studentëve në Prishtine

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

Po ashtu si pasojë, një person ka marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave. Si pasojë është lënduar një person”.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline, shihet se për shkak të këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat