Bastisjet në Batllavë dhe Fushë Kosovë, gjenden armë dhe municione

Kronikë e zezë

Bastisjet në Batllavë dhe Fushë Kosovë, gjenden armë dhe municione

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:18
Foto Ilustrim

Njësiti policor të mërkurën ka bastisur disa lokacione, si dhe fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës dhe në Fushë Kosovë ku janë gjetur armë dhe municione.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në fshatin Batllavë gjatë bastisjes në dy shtëpi janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë automatike me 18 fishekë dhe 55 fishekë të kalibrit 7.57 mm, dy pistoleta,  një AK-47, një pistoletë dhe 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 08:48. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull  kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK-47, një pistoletë dhe 168 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 13:15. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull  kosovar ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë dhe 55 (pesëdhjetë e pesë) fishekë te kalibrit 7.57mm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq, gjatë bastisjes në banesën e një personi tjetër në Fushë Kosovë janë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë.

“Rr. Bedri Pejani, Bresje, Fushë Kosovë 24.02.2021 – 10:23. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit mashkull  kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë. Është njoftuar prokurori i cili udhëzon që rasti të procedohet pasi që i dyshuari vazhdon me procedura të tjera nga njësiti i Krimeve Ekonomike”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat