Rrahje mes 7 personave në emergjencën e Podujevës, njëri përfundon në QKUK

Kronikë e zezë

Rrahje mes 7 personave në emergjencën e Podujevës, njëri përfundon në QKUK

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:45
Emergjenca e Podujeves

Shtatë perona janë rrahur mes vete në emergjencën e Podujevës.

Deri të rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje, derisa të dyshuarit po prisnin në radhë për tu kontrolluar.

Katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore, dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK.

“Rr. 19 Qershori, Podujevë 03.03.2021-12:15. Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës , si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat