Aksident mes trenit dhe kamionetës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident mes trenit dhe kamionetës në Fushë Kosovë, lëndohet një person

Më: 5 mars 2021 Në ora: 08:49
Ilustrim

Një aksident në mes trenit dhe një kamionete ka ndodhur në orët e hershme të së premtes në komunën e Fushë Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësja e PK-së në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informtën për një aksident trafiku në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë).

Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi   i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëjti i trafikut rrugor”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat