Rrihen dy nxënës në mes vete në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrihen dy nxënës në mes vete në Prishtinë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një nxënës është arrestuar pasi është përleshur fizikisht me një nxënës tjetër të së njëjtës shkollë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në rrugën Bajram Bahtiri, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, gjatë kontrollit tek i dyshuari i parë është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me të dyshuarit tjetër, po ashtu nxënës të njëjtës shkollë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari i pare është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat