Dy meshkuj dhe një femër u rrahën nga gjashtë persona, të njëjtit dërgohen për mjekim në QKUK

Kronikë e zezë

Dy meshkuj dhe një femër u rrahën nga gjashtë persona, të njëjtit dërgohen për mjekim në QKUK

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Është raportuar për një rast rrahje në mes të disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy meshkuj dhe një femër.

Të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtit janë larguar prej vendit të ngjarjes.

Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej të lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur me datën 23 të këtij muaji rreth orës 20:35 në rrugën ‘Agim Ramadani’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat