Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, tjetri në Lipjan dhe Fushë Kosovë.

Në dy rastet e para është raportuar për dhunë ndaj bashkëshortes, kurse në një rast tjetër është raportuar për mbajte me dhunë të një femre.

Rastet e plota sipas raportit:

• Prishtinë, 29.03.2021-15:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore. Lidhur me rasti është intervistuar edhe vjehrri i viktimës. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

• Lipjan, 29.03.2021-21:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është duke u mbajtur dhunshëm nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësiti policor iu është përgjigjur rastit dhe palët i ka sjellë në stacion policor. Pas intervistimit është kuptuar se bëhet fjalë për dhunë në familje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

• Fushë Kosovë 29.03.2021-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull kosovar më parë e kishte rrahur dhe për këtë rast kishte një marrëveshje që të mos afrohet te shtëpia, mirëpo i dyshuari me forcë kishte hapur derën e hyrjes së shtëpisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat