Aksidentoi për vdekje motoristin, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksidentoi për vdekje motoristin, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 08:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidenti me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari pasditen e djeshme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë arrestohet drejtuesi i i mjetit.

Arrestohet shtetasi P. P., 32-vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një motor.

Viktima me iniciale E. Ç. po udhëtonte me motor kur është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. P.

Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat