Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën 7 vjeçari në Lipjan

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën 7 vjeçari në Lipjan

Më: 8 prill 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një mashkull shqiptar, shtetas të Suedisë.

I njëjti duke vozitur automjetin e tij dyshohet se ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar (i mitur), duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor. Ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat