Rrah vëllain pas një mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrah vëllain pas një mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustruese

Mosmarrëveshjet për pronë shumë herë kanë çuar edhe në përleshje mes familjarëve në shumë vende në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshje lidhur me pronën, një person ka sulmuar vëllain e tij.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije për median se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima ka pranuar tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat