"Dërgesa" në Tiranë/ Vendoset në sekuestro preventive pasuria me vlerë 1.2 milionë dollarë

Kronikë e zezë

"Dërgesa" në Tiranë/ Vendoset në sekuestro preventive pasuria me vlerë 1.2 milionë dollarë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 09:04
Ilustrim

Vendoset në sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit. 

Pasuria i përket shtetasit Ylli Didani, aktualisht i arrestuar nga  autoritetet e DEA-s (antidroga)  në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. 

"Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa", si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga  autoritetet e DEA-s (antidroga)  në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë" informon policia

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat