​Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara, arrestohet

Kronikë e zezë

​Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara, arrestohet

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:00
Ilustrim

Pas një pune hetimore dje në Prizren është identifikuar dhe arrestuar një person i cili dyshohet që në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar diploma shkollore të falsifikuara.

Rastet e falsifikimit dyshohet se kanë ndodhur nga muaji janar deri në muajin mars të këtij viti.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat