Zhduket një grua nga Obiliqi, burri i saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket një grua nga Obiliqi, burri i saj kërkon ndihmë për ta gjetur

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një grua nga fshati Mazgit i Obiliqit është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Lajmin për kk e ka konfirmuar burri i saj, Xhevdet Igrishta, teksa ka thënë se që nga e mërkura nuk di gjë për të.

Sipas tij, largimi i saj nuk lidhet me ndonjë arsye të veçantë apo probleme familjare.Për rastin në fjalë ai ka njoftuar edhe Policinë.

“Policia e di rastin dhe më kanë ndihmuar shumë, por ende nuk ka ndonjë informatë nga ana tyre për vendndodhjen e saj”.

Igrishta ka shtuar se gruaja e tij kishte probleme mendore – me të e kanë një vajzë 10 vjeçare dhe se jetojnë “me një ndihmë sociale nga shteti i Kosovës”.

Ai lutet që kushdo qe e ka parë apo ka ndonjë informatë rreth vendndodhjes së saj, ta lajmërojë atë në numrin e tij personal: 046 133 442.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat