I vidhet kuleta me 11 mijë e 400 euro në Ferizaj

Kronikë e zezë

I vidhet kuleta me 11 mijë e 400 euro në Ferizaj

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka vjedhur kuletën në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, në të cilën kishte mijëra euro.

Prokuroria e këtij rajoni kanë bërë të ditur se ankuesi ka deklaruar se kuleta i është vjedhur nga xhepi.

Në këtë kuletë ai ka thënë se i ka pasur dokumentet personale dhe 11 mijë e 400 euro para të gatshme.

Sinjali mëson se deri tani nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për këtë rast, të cilin prokurori e ka cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat