Një person nga Mitrovica e thërret policinë për një rast tjetër, por ia marrin prindin

Kronikë e zezë

Një person nga Mitrovica e thërret policinë për një rast tjetër, por ia marrin prindin

Më: 16 maj 2021 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një person nga Mitrovica ka raportuar se katër persona, ende të panjohur për Policinë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij në afërsi të shtëpisë.

I njëjti ka lajmëruar prindin e tij, I cili ka dalë në oborr dhe ka shtënë me revole.

E policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar tre gëzhoja me ç’ rast kanë arrestuar babanë e ankuesit, i cili mbante armë pa leje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në Raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat