Policia dënon qytetarin me 150 euro dhe ia merr lejën për 3 muaj pasi kaloi në vijën e plotë

Kronikë e zezë

Policia dënon qytetarin me 150 euro dhe ia merr lejën për 3 muaj pasi kaloi në vijën e plotë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:59
Parakalimi

Policia e Kosovës po vazhdon të dënoi qytetarët që nuk po respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në Prizren, Policia ka dënuar një qytetar që me veturën e tij ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Vozitësi u dënua me gjobë 150 euro dhe leja i është konfiskuar për 3 muaj.

Fotografinë e tejkalimit Policia e mori nga qytetarët që ia dërguan në aplikacionin “Lajmëro Policinë”.

Policia e Kosovës në postimin e bërë ka treguar motën si motivim për qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut. “Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë”, kjo është motoja e Policisë.

Image
Denimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat