Katër raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Pejë e Deçan

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Pejë e Deçan

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:18
Ilustrim

Një mashkull është arrestuar mbrëmë në qytetin e Pejës, pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Një tjetër person është arrestuar në Deçan pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim te prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas tyre, rasti vazhdon të mbetet nën hetime.

Policia ka arrestuar edhe tjetër person për një rast tjetër në Pejë, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po në Pejë ka pasur edhe një arrestim tjetër meqë një burrë ka ushtruar dhunë sistematike psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa me vendim te prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat