Arrestohen dy persona në Pejë, sulmuan fizikisht policët

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë, sulmuan fizikisht policët

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar ditën e diel në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rastin ka ndodhur në Rrugën “Eliot Engel”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit fillimisht kanë penguar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin në rregullim të komunikacionit.

Njëri nga viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat