​Dëmtoi pronën publike dhe e shfaqi videon në ‘’Tik Tok’’, arrestohet nga Policia

Kronikë e zezë

​Dëmtoi pronën publike dhe e shfaqi videon në ‘’Tik Tok’’, arrestohet nga Policia

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar, i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy video incizime, duke provokuar me një mjet të mprehtë (thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar personin dhe vendndodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

"Personi me inicialet F.V ( M/K), i moshës 21 vjeçar, ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

 Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore", thuhet në njoftimin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat