​Aksident në rrugën Milot-Morinë, dërgohen në spitalin e Traumës dy shoferët dhe pasagjeri

Kronikë e zezë

​Aksident në rrugën Milot-Morinë, dërgohen në spitalin e Traumës dy shoferët dhe pasagjeri

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër.

Për pasojë, kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat