Të dyshuar me COVID-19 tentojnë të kalojnë kufirin, pesë prizrenas arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Të dyshuar me COVID-19 tentojnë të kalojnë kufirin, pesë prizrenas arrestohen nga policia

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Pesë persona të dyshuar për Covid-19, nga fshati Dedaj në Prizren janë kapur nga policia duke tentuar ta kalojnë kufirin në Bernjak.

Sipas njoftimit të policisë këta e shkelën masën e vetë izolimit prandaj u dërguan në stacionin e policisë së Prizrenit.

”Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19”.

Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat