Arrestohet një doganier, dyshohet për ryshfet

Kronikë e zezë

Arrestohet një doganier, dyshohet për ryshfet

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 10:28
Ilustrim

Mbrëmjen e së enjtes, është arrestuar një doganier i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës, përmes një komunikate për media.

Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësitë e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zyrtarët e Hetimeve të Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Zyrtari doganor dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprat penale “marrje e mitos” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës”, njofton Dogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat