Detaje nga vdekja e 10 vjeçarit në Malishevë: Kishte lëndime te nofulla, në kamion u gjet një gëzhojë

Kronikë e zezë

Detaje nga vdekja e 10 vjeçarit në Malishevë: Kishte lëndime te nofulla, në kamion u gjet një gëzhojë

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Mirëpo, siç mëson sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.

Ky burim ka thënë që pasi i ndjeri është vonuar, axha i tij ka dalë që ta kërkojë dhe pastaj e ka gjetur në kamion pa shenja jete. Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat