Grabitje e armatosur në fshatin Mleqan të Malishevës, hajnat kapen nga Policia me ndihmën e fshatarëve

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në fshatin Mleqan të Malishevës, hajnat kapen nga Policia me ndihmën e fshatarëve

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Në fshatin Mleqan të Malishevës ka ndodhur një grabitje e armatosur. Sipas njoftimit të Policisë, dy persona të armatosur kanë arritur të grabisin në një shtëpi në shumë parash dhe stoli ari, pro të cilët më pas në ikje e sipër janë ndaluar nga familjarë dhe më pas janë arrestuar nga Policia.

Të dyshuarve i është konfiskuar malli i grabitur dhe dy armë zjarri.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së rajonit të Gjakovës:

Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Mleqan janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Me të pranuar informacionin patrulla e policisë ka dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me ankuesin i cili ka deklaruar se dy persona kanë depërtuar me forcë përmes derës së hyrjes në shtëpinë e tij kishin vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 7000 euro si dhe kanë demoluar pothuaj të gjitha orenditë në dhoma.

Të dyshuarit pasi janë vërejtur nga familjarët dhe janë larguar më vrap, por më pas në një largësi të konsideruar nga shtëpia, pikërisht në oborrin e shkollës fillore në Malishevë, kanë has në disa pengesa dhe aty janë zënë nga familjarët dhe disa fshatar tjerë që ishin në ndjekje të tyre.

Dyshohet se dy personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shtënë disa here me armë zjarri në drejtim të fshatarëve duke ua rrezikuar jetën.

Patrulla policore pothuaj ka arrite në të njëjtën kohë dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit:

- B.H. i lindur 1991 – sh/k.

- I.R. o lindur 1995 – sh.k.

Gjatë kontrollit për siguri personale patrulla policore ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale janë gjet dy armë zjarri:

- ZORAKI M-906 – B DHE

- ZASTAVA –TT, CAL.7.62 m

Dyshohet se të njëjtat janë përdorë gjatë ikjes, pastaj para të gatshme në apoena 5x200, 2x100, 4x50, një (1) orë dore, pesë (5) unaza gishti, një (1) palë vathë, dy (2) zinxhir më ngjyrë ari, dy (2) pllaka më ngjyrë ari,

Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes ku ishin ndaluar të dyshuarit janë gjetur dhe dy (2) kapela, një (1) mbathje sportive, tri (3) doreza pune ,një maskë mbrojtëse anti covid si dhe janë vërejtur njolla gjaku, që dyshohet gjatë ikjes dy personat e dyshuar janë lënduar.

Të njëjtëve iu është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Malishevë, pas marrjes se tretmanit mjekësor të njëjtit janë liruar, dhe janë shoqëruar në Stacionin policor – Malishevë.

Pas deklarimeve paraprake në konsultim me prokurorin, dy te dyshuarit ndalohen 48 orë.

Hetimet janë në vijimësi, sepse dyshohet se të njëjtit janë të involvuar edhe në ca raste tjera të ngjashme të kryera pikërisht në Malishevë dhe fshatrat përreth.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat