Për 24 orë raportohen tri raste të dhunës

Kronikë e zezë

Për 24 orë raportohen tri raste të dhunës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 3 raste të dhunës në familje në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Rastet kanë ndodhur në Prizren dhe Gllogoc, ndërkohë jaë arrestuar dy persona.

Raporti i detajuar:

Gllogoc 11.10.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se  ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren (NN) 10.10.2021 – 18:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 11.10.2021 – 13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat