Policia jep detaje për aksidentin tragjik, ku mbet i vdekur një 14-vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik, ku mbet i vdekur një 14-vjeçar

Më: 3 janar 2022 Në ora: 08:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 14-vjeçar ka vdekur dhe dy persona janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në fshatin Grikoc – Sallagrazhd të Suharekës.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET-Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull  kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raporton e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat