Azilkërkuesit rrahen mes vete në Magure

Kronikë e zezë

Azilkërkuesit rrahen mes vete në Magure

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Policisë së Kosovës së fundmi po i del shpesh punë me azilkërkuesit në Kosovë.

Kjo për shkak se janë shtuar rastet kur ata përfshihen në probleme të ndryshme.

Rasti i fundit ka ndodhur në Qendrën e Azilkërkuesve në Magure të Lipjanit, ku sot pas mesnatës tre persona janë rrahur me vete.

Burimet bëjnë me dije se tre personat e përfshirë në këtë rast janë azilkërkues nga Maroku, derisa njëri nga ta ka sulmuar me një mjet të fortë viktimat.

Si pasojë, dy nga ta kanë marrë trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari I.A. 25-vjeçar është ndaluar nga Policia.

Prokurori i shtetit e ka cilësuar rastin si ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat